Materiali “Propozim për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit për Prokurorë Publik të RMV-së”, është tërhequr.
Kjo është porosia që deputetët kanë marrë sonte.
Tërheqja e këtij propozimi vjen pas reagimeve që patën sot BDI-ja dhe deputeti i Frontit Europian, Salih Murat.
BDi-ja dhe Murat nxorrën në pah se dy kandidatët nê fjalë janë të përzier në politikë dhe njëri kishte bërë edhe disa shkelje tjera juridike.
Ndryshe, me 13 nëntor ishte planifikuar debat publik lidhur me propozim emrimet dhe përzgjedhjen e kandidatëve për Këshillin e Prokurorëve Publik, por edhe ajo siç mëson Klan Maqedoni është anuluar. /tvklan.mk
Burimi: TV KLAN