Për Milan Skriniarin duket se këto janë ditët e fundit në Milano.
Sllovaku, që ka gjetur akordin me PSG-në për 5 vitet e ardhshme, gjatë të cilave do të përfitojë 7.7 milionë euro në sezon plus bonuset, është në pritje të gjetjes së marrëveshjes mes klubeve.
Interi dhe francezët kanë pasur një sërë bisedimesh javët e fundit dhe ditën e sotme mund të vijë finalizimi i tyre me zikaltrit që janë pranë dorëzimit.
70 milionë euro ishin kërkesat e italianëve, që tani duket se do të kënaqen edhe me 65 milionë euro, një shifër që do të përfshijë edhe bonuset.
Interi shikon te mbrojtësi 27-vjeçar financimin kryesor të merkatos së tij dhe nuk dëshiron ta humbasë këtë mundësi.