Dorëhiqet drejtoresha e një teatri në Moskë: Nuk mund të punoj për një vrasës

February 24, 2022
1 minut lexim

Drejtoresha e teatrit shtetëror në Moskë “Meyerhold Center”, të enjten, e quajti publikisht presidentin rus Vladimir Putin “vrasës”, pak para se jepte dorëheqje nga pozita e saj në shenjë proteste ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë.

“Miq, në shenjë proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës, po jap dorëheqjen”, ka shkruar Elena Kovalskaya në rrjetin social Facebook.

“Nuk mund të punosh për një vrasës dhe të paguhesh prej tij”.

“Unë do t’i çoj projektet e mia deri në fund, mbi baza vullnetare”, tha Kovalskaya, shkruan The Insider.

Putin, sot herët në mëngjes ka dhënë urdhër ushtarak që të fillojë sulmi ushtarak ndaj Ukrainës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lala: Është finalja e parë e një aktiviteti kaq madhor për Shqipërinë

Story i radhës

“Kosova mund të rrezikohet nga Serbia”, Doda: Në çdo rast ne do jemi një Komb një qëndrim, lufta nuk është larg nesh

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë