doreheqjet e tre policeve serbe osmani rezultat direkt i kercenimeve te vazhdueshme nga serbia 64de7f8d4090b

Dorëheqjet e tre policëve serbë, Osmani: Rezultat direkt i kërcënimeve të vazhdueshme nga Serbia

August 17, 2023
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për dorëheqjet e tre policëve serbë ka thënë se është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia.

Ajo përmes një postimi në Tëitter, ka thënë se këto presione pasqyrojnë taktikat e Millosheviçit.

”Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia – një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit”.

“Ne do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një 🇽🇰 më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Për këto dorëheqje i shqetësuar është shprehur edhe shefi i EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Po ashtu edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reguar duke thënë se një shtet multi-etnik duhet ta ketë edhe policinë e tillë.

Disa serbë vullnetarisht u bën pjesë e institucionit të Policisë, por ata morën kundërshtime nga eksponentët e dhunshëm në Veri. /Gazeta Express

 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kater turistet italiane u larguan nga restoranti ne berat pa paguar faturen shkruan edhe media italiane 64de7d6f85e93
Story i mëparshëm

Katër turistët italianë u larguan nga restoranti në Berat pa paguar faturën, shkruan edhe media italiane

walker thote se vuciqi do duhej te ishte ne hage kjo eshte keshilla e tij per nderkombetaret rreth kosoves 64de7fc1d8678
Story i radhës

Walker thotë se Vuçiqi do duhej të ishte në Hagë, kjo është “këshilla” e tij për ndërkombëtarët rreth Kosovës

Të fundit nga

Horoskopi i datës 23 maj 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Sot mund të bëni një hap jo konvencional drejt përmirësimit të të ardhurave. Me Uranin që ndikon në sektorin tuaj financiar, jeni të ftuar të rishikoni

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në
ShkoLartë