Doracaku i “Edukimit Seksual” ndalohet edhe në Skenderaj

November 14, 2024
1 minut lexim

Shumë shqetësime e pakënaqësi nxiti në opinion doracaku për mësimdhënës “Edukimi Seksual dhe shëndeti riprodhues” për klasat 1-5, 6-9, 10-12.

Si pasojë e këtyre reagimeve, drejtoritë komunale të arsimit kanë nisur të marrin vendim për ndalimin e përdorimit të tij.

Pas Lipjanit dhe Prishtinës, edhe Skenderaj mori vendim që doracaku të mos përdoret në shkollat e veta.

Drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, ka thënë se arsyeja e këtij vendimi, i cili është marrë në mirëkuptim dhe bashkëpunim edhe me mësimdhënës, “ka të bëjë me degradimin e familjes kosovare nga ana e institucioneve përgjegjëse, dhe si i tillë nuk do të përdoret në asnjë institucion arsimor në komunën e Skenderajt deri në revidimin e tij”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dyshime për dhunim të së miturës në Drenas, detaje të reja nga rasti

Story i radhës

Kevin-Anës: Ti qëndron me mua natën, ditën me zor flasim

Të fundit nga

​Sa paguhen policët në Evropë?

Niveli i pagave bruto të policëve në Evropë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, varion nga 699 euro në Bullgari në 5761 euro në Danimarkë. Të dhënat i referohen një punonjësi policie 35-vjeçar
ShkoLartë