​Donjeta Sadiku mëson kundërshtaren me të cilën do të ballafaqohet sot

1 minut lexim

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku do të marrë në turneun ndërkombëtar “Ballkan” që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë dhe tashmë ka mësuar kundërshtaren e saj.

Sadiku në çerekfinale do të boksojë kundër boksieres nga Franca Hamadouche Maiva në kategorinë 60 kilogramë.

Maiva është boksiere me përvojë si kampione evropiane dhe boksiere qe merrë pjesë edhe në boks profesional. Nga ana tjetër, Donjeta Sadiku është në formë të mirë dhe synon që të kualifikohet në gjysmëfinale.

Duhet cekur se në këtë turne është një konkurrencë jashtëzakonisht e fortë ku po marrin pjesë boksieret më të mira të shteteve si Angli, Kazakistan, Uzbekistan, Franca, Suedia, Italia, Tajpei, Finland e të tjera.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të krijoni klientë besnikë për biznesin tuaj

Story i radhës

Seanca të katër komisioneve parlamentare

Të fundit nga