Boksierja Donjeta Sadiku e ka siguruar medaljen në Kampionatin Evropian.
Donjeta tani lufton për të hyrë në finalen e madhe.
“Kampionati Evropian në Budva të Mali i Zi.
Medalistja botërore 60 kg Donjeta Sadiku sot në çerekfinale mundi bindshëm 5:0 boksieren nga Rumunia Marin Loredana Andreea dhe siguroi medaljen e bronztë dhe kualifikimin në gjysmëfinale.
Donjeta triumfoj edhe në këtë duel dhe siguroj medalje Evropiane edhe nga senioret e cila i mungoi Kosovës më shumë se 35 vite”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.