Donaldi viziton qendrën e fëmijëve me Autizëm

min lexim

Ndonëse nuk arriti të fitonte “Big Brother VIP”, Donaldi është në qendër të vëmendjes. Një ditë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ai publikoi një video në rrjetete sociale ku ndër të tjera shprehej se do ndërtojë katër shtëpi për njerëzit në nevojë, dy në Shqipëri dhe dy në Kosovë.

“Edhe pse unë nuk i fitove 100 mijë euro, do vendos vetë 100 mijë euro për njerëzit që më mbështetën. Është më e pakta që mund të bëj.”- u shpreh ai.

Aktori u vlerësuar shumë për këtë gjest, por pati edhe skeptikë sipas të cilëve bamirësia bëhet në heshtje apo të tjerë që thanë se “ka kush ndërton shtëpi”.

Megjithatë, ajo që nuk dimë ne është pjesa që ai nuk shfaq në rrjetet sociale. Së fundmi, faqja “vipost.al” në Instagram ka postuar një foto të Donaldit i cili ka bërë një vizitë në një qendër për fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit. Ai shihet i ulur krah tyre teksa luajnë duke treguar atë që vlen më shumë për ta, mbështetje dhe dashuri.

Image

Donaldi viziton qendrën e fëmijëve me Autizëm

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shënon dy herë kundër Olympiacos, Malinovsky me mesazh për situatën Rusi-Ukrainë

Story i radhës

Dëshmia e Ramës te “Inceneratorët”, PD: Firma e tij legjitimoi çdo vendim, nuk mund të shmanget

Të fundit nga