Pranë televizioni Top Channel ka ndodhur një vrasje mbrëmjen e së dielës.
Roja i sigurisë së objektit është vrarë në rrethana ende të paqarta, teksa krismat e kësaj ngjarje u dëgjuan edhe në transmetim direkt të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, që ndodhej aty pranë.
Ndonëse nuk dihen ende shkaqet, lidhur me ngjarjen famëkeqe ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Aktori dhe prezantuesin, Donald Veshaj, i cili udhëheq një emision në televizionin Top Channel, nuk ka qëndruar i heshtur teksa ka bërë një reagim zhgënjyes në InstaStory.
“Shqipëri të kam dhj*rë, s’të kuptova asnjëherë”, ka shkruar Donaldi në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Donaldi mori veçanërisht emër vitin e kaluar kur u bë pjesë e edicionit të parë të spektaklit Big Brother VIP Albania, që gjithashtu organizohet nga Top Channel.
Ai shkoi deri në finalen e madhe ku rezultoi i dyti, gjersa çmimin e madh e fitoi balerini Ilir Shaqiri.