donald trump shba po negocion me kater grupe per shitjen e e tiktok 67ced6ba53884

Donald Trump: SHBA po negocion me katër grupe për shitjen e e TikTok!

March 10, 2025
1 minut lexim

Uashingtoni po bisedon me katër grupe të interesuara për të blerë TikTok, bën me dije presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Aplikacioni në pronësi kineze po përballet me një të ardhme të pasigurt në SHBA.

Ligji amerikan ka urdhëruar që TikTok të shitet nga pronari i tij kinez, ByteDance, përndryshe platforma e rrjeteve sociale do të mbyllet Shtetet e Bashkuara.

I pyetur nëse një marrëveshje për TikTok, Trump u tha gazetarëve: “Mund të ndodhë”.

“Kemi të bëjmë me katër grupe të ndryshme. Dhe shumë njerëz e duan atë, dhe kjo varet nga unë”, u tha ai gazetarëve në Air Force One.

“Të katër ofruesit janë mirë”, shtoi ai, pa i përmendur emrat.

Ligji që ndalon TikTok hyri në fuqi më 19 janar, mes shqetësimeve se qeveria kineze mund të shfrytëzojë platformën e ndarjes së videove për të spiunuar amerikanët ose për të ndikuar fshehurazi opinionin publik amerikan.

TikTok pezulloi përkohësisht shërbimin në Shtetet e Bashkuara dhe “u zhduk” nga dyqanet e aplikacioneve në internet me afrimin e afatit të përcaktuar nga ligji.

Trump, megjithatë, e rivendosi aplikacionin pas fillimit të mandatit të tij të dytë në janar, duke kërkuar një zgjidhje me Pekinin.
TikTok më pas rivendosi shërbimin në Shtetet e Bashkuara dhe u kthye në dyqanet online të aplikacioneve Apple dhe Google në shkurt.

Blerësit e mundshëm të TikTok përfshijnë një iniciativë të quajtur “Oferta e Popullit për TikTok”, e iniciuar nga manjati i pasurive të paluajtshme dhe sporteve Frank McCourt.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

x jashte funksionit per mijera perdorues ne mbare boten 67ced42122848
Story i mëparshëm

X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

herolinda murati leka jep doreheqje nga pozita e drejtoreshes per buxhet e financa ne gjilan me hyne pa autorizim ne zyre 67ced76bb2d7f
Story i radhës

Herolinda Murati Leka jep dorëheqje nga pozita e drejtoreshës për Buxhet e Financa në Gjilan: Më hynë pa autorizim në zyrë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë