“Faleminderit, por nuk e pranoj ofertë”, është përgjigja e ish-presidentit amerikan Donald Trump për pronarin e wëiterr, Elon Musk, i cili riktheu llogarinë e Trump pas një sondazhi në të cilin përdoruesit janë përgjigjur pozitivisht.
“Njerëzit kanë folur”, shkroi Musk në Twitter, duke thënë se 51.8% e më shumë se 15 milionë përdoruesve të Twitter votuan për heqjen e ndalimit.
Por mesa duket ish-presidenti amëerikan nuk ka pritur mirë rezulttain e sondazhit pë rikthim.
“Nuk shoh ndonjë arsye për këtë,” tha ish-presidenti kur u pyet nëse planifikonte të kthehej në Twitter.
Trump bëri të qartë se do t’i përmbahet platformës së tij të re Truth Social, aplikacioni i zhvilluar nga startupi Trump Media & Technology Group (TMTG). Llogaria e tij u pezullua në vitin 2021 për shkak të rrezikut të nxitjes së dhunës.
Menaxhmenti i mëparshëm i Twitter veproi vetëm disa ditë pasi mbështetësit e Donald Trump sulmuan Kapitolin e SHBA në Uashington DC më 6 janar.
Qindra protestues hynë në kompleks ndërsa Kongresi Amerikan u përpoq të vërtetonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. Dhuna që pasoi çoi në vdekjen e katër civilëve dhe një oficeri policie.
Burimi: GAZETA.MK