Donacion nga KFOR-i, përurohet dhoma mike në stacionin policor në Kamenicë

April 28, 2025
1 minut lexim

Në stacionin policor në Kamenicë është përuruar dhoma mike që është donacion nga KFOR-i.

Bëhet e ditur se ky investim është mjaft i rëndësishëm për akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje dhe ka për qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, të rehatshëm dhe të denjë për rikuperimin e viktimave,

“Me datën 28.04.2025, në hapësirat e Stacionit Policor në Kamenicë, Kolonel Agron Rukiqi, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan dhe Nënkolonel Evan Hessel, Zëvendës Komandantit-Lindje të KFOR-it me staf është përuruar dhoma mike e cila është dhënë donacion nga misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë”, shkruhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim është bërë e ditur se investimet përfshijnë renovimin e hapësirës, pajisjen me mobilie të reja, pajisje të nevojshme teknologjike, si dhe krijimin e një ambienti që ofron mbështetje psikologjike dhe emocionale për viktimat e dhunës në familje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Agjencia Kibernetike e BE-së: Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe Francën jugore, gabim teknik

Story i radhës

“Dikush më goditi nga pas”, në ditët e fundit të shtatzënisë, aksidentohet modelja shqiptare

Të fundit nga

Dita kur u krijua CNN

Cable News Network (CNN), rrjeti i parë televiziv në botë i dedikuar lajmeve 24-orëshe, filloi transmetimin më 1 qershor 1980. Ai u themelua nga magnatët e medias amerikane Ted Turner dhe Reese
sqmken
ShkoLartë