Don Xhoni prezanton makinën luksoze

min lexim

Reperi i njohur, Don Xhoni është padyshim ndër emrat më të suksesshëm të momentit në estradën shqiptare.

Që kur hyri në tregun e muzikës, reperi ka thyer rekorde me hite të njëpasnjëshme e ndërsa është edhe ndër më të kërkuarit për koncertet.

Gjitha këto ia mundësojnë reperit nga Drenica që të ketë një jetë luksoze ndërsa ai pasion i ka edhe makinat të cilat shpesh herë i prezanton në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Image

Foto instagram

Edhe së fundmi, krijuesi i hitit “Make a pose” ka postuar makinën e tij të tipit BMW, mbi imazhin e të cilës ka shkuar: Helm mbi tokë.

Ndërkohë në një postim tjetër reperi ka dërguar edhe një mesazh, duke thënë se nuk ka kohë për të humbur dhe në vend që të flasin duhet të punojnë.

Image

Foto instagram

“Bëni muzikë të mirë, bëni njerëzit të lumtur sa më shumë që të mundeni, blini makina të reja, ecni, ecni nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar reperi.

Ndërkohë, pak ditë më parë ai lansoi këngën më të re “Katile” protagonist në të cilën ishte Megi Pojani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

Story i radhës

Zbulohet “misteri” i vdekjes së tregtarit polak të armëve në Tiranë

Të fundit nga