Don Mikel Sopi: Ftesë për paqe mesazhi i Pashkëve këtë vit

April 18, 2022
1 minut lexim

Don Mikel Sopi, nga Ipshekvia e Kosovës, ka folur në lidhje me kremtimin e Pashkëve në Kosovë.

Ai theksoi se këtë vit festimet kanë qenë më ndryshe nga vitet e kaluara për shkak të pandemisë.

“Sigurisht se ndryshimet kanë qenë të dukshme, duke kujtuar vitet e kaluara, nga pandemia që nuk e kemi pasë atë mundësi që t’i kremtojmë jo vetëm Pashkët por edhe festat tjera. Kështu që këtë vit është bërë thirrje për paqe, për të arritur deri te rezultati i  paqes sigurisht se kjo paqe duhet të mbillet në zemrat e indivdiavë festa ështrë një nxitje për këtë, ta krijojmë një botë më të mirë”, është shprehur Sopi.

“Pashkët përveç se është festa me madhe e krishterë, i paraprinë një periudhë 40 ditore, këto përgatitje 40 ditë agjërimi, bamirësitë, lutjet, besimtarët kanë pasë për çka të përgatiten”, shtoi ai.

“Është parimi nuk ka rëndësi çka hyn në gojë, por çka del, të largohemi nga gjërat e dobëta. E reduktojnë çmimin e qumështit, mishit, duhanin, t’i largojnë veset e dobta. Javën e fundit janë ceremonitë, lutjet dhe mesazhet për një jetë cilësore, për të mbjellur një farë pozitive me ata të cilët bashkëjetojmë”.

Sopi potencoi se qeveria duhet të bëjë më shumë për njohjen nga Vatikani.

“Mendoj që qeveria duhet të bëjë më shumë, nuk ka ndonjë pengesë për mosnjohje, normal janë procedura diplomatike, vërehet që nuk ka ndonjë pengesë, sa më shumë të  ketë harmoni, aq më shumë do ta lehtojmë punën që të na njohin”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sali Çekaj-Veterani, gurthemel i pavarësisë së Kosovës!

Story i radhës

“Mbylle kur të flas unë!”/ “Plas” sherri në studio, Arben Ristani ngre tonin me Gazment Bardhin

Të fundit nga

ShkoLartë