​Don Lush Gjergji: Dy modelet e prindërve të Nënë Terezës ishin segmentet e jetës dhe veprës së saj

min lexim

Në 25-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, Ministria e Kulturës ka organizuar tryezë për jetën dhe veprën e Gonxhe Bojaxhiut. Profesorë dhe studiues të cilët i kanë kushtuar shumë vepra Shën Terezës, thanë se modelet e prindërve të saj kanë qenë të pranishme në segmentet e jetës dhe veprës së saj. Po ashtu, në shënimin e Ditëve të Nënë Terezës, u theksua se është e vështirë mbledhja e informacioneve për humanisten shqiptare, meqë ajo nuk donte të jetë e popullarizuar.

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës ka folur për 17 veprat kushtuar Nënë Terezës dhe fëmijërinë e saj. Sipas tij, jeta dhe vepra e humanistes shqiptare është ndërtuar mbi dy modelet e prindërve.

Don Gjergji: Dy modelet e prindërve janë të pranishme në veprën e Nënë Terezës

“Ajo (Gonxhja) ishte një vajzë shumë e talentuar, ishte nga një familje e pasur. Mbi të gjitha dy protagonistët e jetës së saj, janë sigurisht baba Kolë dhe nëna Drane. Baba Kolë me udhëtimet e veta, me aktivitetet që merrte si ndërtimtar dhe tregtar dhe aktivitetet e tij edhe si atdhetar, në këtë frymë ai i edukoi edhe fëmijët e vet. Nënë Loka apo Dranja ishte një bamirëse praktike, ajo e cila kujdesej jo vetëm për familjen e vet, por edhe për ata që ishin pa shtëpi, pa strehë për ata që ishin në vështirësi financiare apo shëndetësore. Dy modelet e prindërve janë të pranishme në segmentet e jetës dhe veprës së Nënë Terezës. Thirrja e saj është një kërkesë, këshillim, udhëzim dhe një rrugëtim prej moshës 12 vjeçare deri me 18 vjeçare”, shtoi ai.

Më tej, ai shtoi se binaret e jetës së saj ka qenë kultura dhe tradita.

Don Gjergji: Te Nënë Tereza është Zoti dhe njeriu

“Në binaret e jetës së saj është tradita, kultura dhe qytetërimi ynë arbëror dhe shqiptar. Në Gonxhen këto dy elemente shprehen në dy përcaktime… Kombëtarja dhe fetarja në Gonxhen marrin këto dy tipare: për Zotin dhe dashuri dhe për vëllain apo motrën-njeri. Dhe krejt vepra e Gonxhës janë në këto binare”, ka shtuar ai.

Profesor Jahja Drançolli tregoi se në veprat për Nënë Terezën është vështirë të sigurohen informata, meqë vet Gonxhja nuk donte që jeta e saj të ishte e popullarizuar.

Drançolli: Një akademike serbe nuk dëshiron të përmendet Shën Nënë Tereza

“Ne kemi probleme edhe me bashkëpunëtorët në këtë ndriçim, bashkëpunëtorët që merren me këtë problem. Unë kam kontaktuar edhe me disa studiues në Beograd, ata që merren me etnologjinë, me problemet etnologjike që kanë ndjekur Letnicën. Letnica është një ndër vendet më të rëndësishme. Atje Gonxhe Bojaxhiu për herë të parë në vitin 1922 dhe të vitit 1928, kur përcaktohet që do të shkojë në rrugën e Zotit. Dhe në këtë kontekst kam biseduar edhe me kolegë nga Kroacia… (14:47) Një akademike serbe nuk dëshiron të bashkëpunojë dhe nuk do të përmendet Shën Nënë Tereza. Dhe është një problem në këtë kontekst”, ka thënë ai.

Një gjë të tillë e tha edhe profesor Gëzim Alpion, i cili po ashtu ka shkruar vepra për jetën dhe veprat humane të Nënë Terezës.

Alpion: Nuk ishte e interesuar të bëhet e famshme

“Nuk është se ishte e interesuar të bëhej e famshme, por Nënë Tereza, e argumentova në librin e parë, kuptoj rëndësinë dhe angazhimin e mediave që të kishte audiencë sa më të gjerë. Dhe unë kam këtë informacion që Nënë Tereza për herë të parë u angazhua me mediat katolike në vitin 1949… Ky ishte aspekti i parë se sa vizionare ishte Nënë Tereza. Pra, angazhimin me mediat e shikoi jo për të reklamuar vetën e saj, por për të shpërndarë në mënyrë protektive punën që po e bënte në ndihmë të të varfërve”, ka theksuar ai.

Shën Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. Shën Tereza ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë.

Papa Françesku më 4 korrik të vitit 2016, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit ka shpallur Nënë Terezën, si Shën Tereza.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ballkani i Hapur, Kovaçevski: Të hiqen kufijtë midis tre shteteve

Story i radhës

Vuçiç bëhet “tapë” në panairin e verërave në Beograd, momenti kur këshilltarja tenton t’i heqë gotën por ai refuzon (VIDEO)

Të fundit nga