Trajneri Ardian Lamaxhema me klubin e pingpongut “Ahmet Hoxha MK” nga Ferizaj po shënon rezultate të lakmueshme.
Klub që po dominon në kategoritë e reja.
Klub që po shquhet me rezultate dhe është shembull i punës që bëhet në këtë mjedis me të palodhshmin Lamaxhema.

“Dominim absolut i lojtarëve të klubit me të fuqishëm aktualisht në Kosovë në Kampionatin individual të Kosovës për U-11 dhe U-15 e më theks të veçantë në kategorinë reprezentative U-15 në një konkurrencë shumë të ngjeshur nga lojtarët që luajnë në kuadër të FPPK-së si dhe lojtar nga Diaspora e në mënyr të fuqishme arritën në finale dy lojtarë nga klubi ynë, Amant Sejdiu dhe Olti Behluli.
Pas një ndeshje dramatike nl fund fitoi Olti Behluli me rezultat 3:2 dhe u shpall kampion”, ka njoftuar faqja e klubit.,
Kategoria U – 11
Meshkuj
Matin Hasani – vendi i tretë
Kategoria U – 15
Meshkuj
Olti. Behluli -kampion
Amant Sejdiu – vendi i dytë
Mix U – 15
Olti Behluli e Rosela Abazi – vendi tretë
Burimi: botasot.info