Dominante viruset sezonale, fëmijët e prekur me infeksione respiratore

November 19, 2022
min lexim

Shkup, 19 Nëntor – Aktualisht kemi rritje të numrit të të infektuarve me virus sezonal, thotë mjeku Harkan Memedi në një intervistë për TVM2. Ndryshimet klimatike kanë ndikuar në rritjen e numrit  të të sëmurëve, sidomos tek fëmijët ku dominante janë me infeksione respiratore.

 

Memedi potencon se duhet konsultim me mjek amë për të parë se për cfarë terapie ka nevojë pacienti që të vazhdojë të trajtohet në bazë të simptomatologjisë.

“Tash kemi ardhjen e sezonit të dimrit, vjeshtën e patëm jo adekuate sikur për vjeshtë dhe temperaturat e larta kur kaluan në të ulëta normal që kemi pritur të rritet numri i infeksioneve respiartore. Kur kemi raste të infeksioneve respiratore, me rëndësi është konsultimi me mjekun amë, mos të mirret terapi vetë. Pasi që do të kontrollohet nga mjeku amë, atëherë ai nëse e sheh të arsyeshme bën edhe pasqyrë të gjakut ku vetëm se konfirmohet rasti a ka nevojë për antibiotik, apo jo. Zakonisht në këtë stinë dominante janë infeksionet virusale dhe ka nevojë vetëm për terapi simptomatike dhe jo për antibiotik” – tha mjeku, Harkan Memedi.

Në rritjen e numrit të të infektuarve gjithashtu ndikon edhe pandemia e “Covid-19”,  thotë mjeku Harkan Memedi. Ai potencon se izolimi dhe ruajtja në maksimun na mundon edhe me një infeksion të pasqyrës së lehtë klinike.

“Gjatë pandemisë jemi ruajtur maksimalisht dhe nuk kemi qenë të infektuar  dhe tash kur u liruam të gjithë një infeksion më të vogël virusal duhet ta kalojmë pak më rëndë, për shkak se ajo ruajtje e dy viteve na ka kushtuar me atë që kemi qenë larg viruseve dhe tash një atakim i një virusi mund ta kemi formen klinike më të rëndë. Tash kollitjet që i kemi 90 përqind, janë rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, por kemi raste kur kemi lëshim në rrugët e poshtme të frymëmarrjes por edhe ato raste me trajtim adekuat shërohen” – u shpreh mjeku Harkan Memedi.

Memedi bën të ditur se me ftohjen e kohës pritet edhe rritja  e numrit të fëmijëve me infeksione, zakonisht respiratore. Fëmijët që janë në çerdhe më tepër mund të infektohen me viruse sepse kontakti me fëmijët e tjerë e bën të veten.

Ai njëherit këshillon për kujdes të shtuar në këtë sezonë dhe si terapi adekuate për luftimin e viruseve është vitamina “C”, ushqimi i pasur me pemë dhe perime, konsumimi i shtuar i lëngjeve dhe me raste ilaç antivirusal.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Messi stërvit i vetmuar

Story i radhës

Shqipëria mposht Armeninë 

Të fundit nga

ShkoLartë