dom gjergj meta uron papen e ri ne emer te k 681cff21c6b09

Dom Gjergj Meta uron Papën e ri në emër të k

May 8, 2025
1 minut lexim

Pas shpalljes së Papës së ri, Leoni i XIV, i zgjedhur sot në krye të Kishës Katolike pas vdekjes së Papa Françeskut, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga krerët e komunitetit katolik shqiptar.

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë (KISH), Dom Gjergj Meta, ka përcjellë urimet e tij përmes një deklarate për zgjedhjen e papës së ri, Leonit XIV.

“Në emër të Ipeshkvinjëve dhe të gjithë katolikëve në Shqipëri i uroj Papa Leonit XIV zgjedhjen e tij në krye të Kishës katolike. Kardinalët sot i dhanë një Ipeshkëv Romës dhe një Bari Kishës Universale. Ne e falenderojmë Zotin dhe i lutemi që Papa të ketë ndihmën dhe mbrotjen e Hyjit e të Zojës së Këshillit të mirë.

Katolikët shqiptarë kanë qenë gjithmonë besnikë ndaj Papës deri në martirizim. Edhe Papa Leonit XIV i ripërtërijmë besnikërinë dhe bindjen tonë si pasardhës i Pjetrit në krye të Kishës së Romës. Jam i sigurtë se të gjithë shqiptarët udhqejnë një afeksion të sinqertë ndaj Papës pavarësisht besimit të tyre. Shpresojmë që shumë shpejt ta shohim Papën Leoni në Shqipëri”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

paradoks ne kujdesin shendetesor spitalet nuk kane pajisje a pajisjet e shtrenjta nuk perdoren 681cf9896be2f
Story i mëparshëm

Paradoks në kujdesin shëndetësor – spitalet nuk kanë pajisje, a pajisjet e shtrenjta nuk përdoren

hoxhaj uron zgjedhjen e papes udheheqje te mbare per miliona besimtare drejt paqes 681d08818e19e
Story i radhës

Hoxhaj uron zgjedhjen e Papës: Udhëheqje të mbarë për miliona besimtarë drejt paqes

Të fundit nga

ShkoLartë