Dom Gjergj Marku: Vonesa në Konklavë, pasojë e rritjes së numrit të kardinalëve

May 7, 2025
1 minut lexim

 Dom Gjergj Marku shpjegoi arsyet e vonesës së rezultatit në Konklavën e Vatikanit, duke theksuar procedurat e ndërlikuara dhe rritjen e numrit të kardinalëve pjesëmarrës.

” Këto janë orare të parashikueshme por nuk i përkasin kësaj here sepse numri i kardinalëve është më i madh dhe procedura ka gjërat e veta sepse nuk fillohet menjëherë me votimin për arsye se kur janë mbyllur dyert kardinali ka mbajtur një meditim pastaj janë zgjedhur ata që do të numërojnë votat.

Pra ka pasur një procedurë para fillimit të votimit qysh në momentin që janë mbyllur dyert.

Pastaj 133 nuk janë si herët e tjera 120, pra janë 13 më shumë.

Derisa është bërë e gjithë procedura e kapjes së votave, e mbledhjes së të gjithë materialit, sepse aty nuk digjen vetëm votat por edhe shënimet që mbajnë kardinalët në tavolinat e tyre.

Pra nga aty nuk del asnjë shënim, asgjë.

Ishte e pritshme kjo vonesë në një gjendje të re përsa i përket numrit të kardinalëve në Konklavë”, u shpreh Dom Gjergj Marku.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Qoku: Po, e lutëm shumë Taravarin, mezi e shqepëm prej Aliut

Story i radhës

“Këshilli i Evropës, miliona euro…”, analisti rajonal tregon humbjet që po pëson Kosova për shkak të ngërҫit politik

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë