Doli të kulloste lopën me kushëririn, 4-vjeçari bie në kanal, asnjë gjurmë prej mbrëmjes së djeshme

Ditën e djeshme në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit.

Edhe pas kërkimeve deri në orët e mbrëmjes  ai nuk është gjetur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se mbrëmë është ndaluar kërkimi ndërsa pritet të fillojë ditën e sotme.

Rrethanat se si ka ndodhur ngjarja nuk dihen.

Për rastin ka folur Sadik Krasniqi, i cili është daja i katërvjeçarit.

“Ai së bashku me një djalë tjetër më të rritur e kanë lëshuar lopën për të kullotur afër shtëpisë dhe e kanë sjell tek kanali. Thuhet se djali ka rënë në kanal dhe për fatkeq nuk është gjetur ende”, tha ai për Klan Kosova.

“Ka qenë i shoqëruar me djalin e hallës së tij. Ai nga paniku nuk ka mundur që të tregojë se si ka ndodhur rasti derisa është qetësuar e më pas ka ardhur e ka treguar gojarisht se këtu ka rënë në. Dhe ende nuk dihen gjurmët”, tha Krasniqi./Albeu.com/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Malësi e Madhe/ Kishte mbjellë bimë kanabis në tokë dhe kubikë, arrestohet 55-vjeçari i shpallur në kërkim

Story i radhës

Betimi i kryetarëve në veri, deklarohet EULEX-i

Të fundit nga