dolen per te pire birre vucic kurre ne jete sia kam shtrenguar doren albin kurtit 62761c505240c

Dolën për të pirë birrë, Vuçiç: Kurrë në jetë s’ia kam shtrënguar dorën Albin Kurtit

May 7, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Partisë së Popullit në Serbi, Vuk Jeremiç ka aluduar që Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri kosovar Albin Kurti, kanë dalë së bashku në një lokal për të pirë nga një birrë, mirëpo pak orë më pas ka kërkuar falje për informacionin e pasaktë.

“Mbrëmë, dy politikanë prominentë ballkanikë, pas darkës me të dërguarin e BE-së, dolën për nga një birrë në barin Standige Vertretung në Berlin, siç u ka hije dy miqve. Për çfarë kanë folur?”, kishte shkruar në Twitter Jeremiç.

Pak orë më pas, Jeremiç kërkoi falje, me një njoftim tjetër, transmeton Gazeta Express.

“Duket se nuk kam pranuar informatat e sakta dhe për këtë gjë kërkoj falje”, shkroi Jeremiq.

Kjo akuzë nga Jeremiç, sot ka nxitur edhe reagimin e Vuçiç, i cili i mohoi këto pretendime. Ai tha se pas takimeve të mundimshme në Berlin, bashkë me pjesëtarë të delegacionit serb dhe vajzën e tij Milica, kanë shkuar në një restorant në Berlin.

“Vajza ime Milica ishte me mua për darkë dhe nëse Kurti ishte njëri prej tyre, atëherë s’di çfarë të them. Dua ta them edhe një gjë. Kurrë në jetë s’ia kam shtrënguar dorën Kurtit. Takimi me Kurtin ishte… më mirë të mos e komentoj sepse s’do të ishte e drejtë”, ka thënë Vuçiç./GazetaExpress

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

grubi edhe nje premtim i dhene po behet realitet 62758ff136aed
Story i mëparshëm

Grubi: Edhe një premtim i dhënë po bëhet realitet!

nuhiu 1
Story i radhës

7 Maji – Dita e policisë, Nuhiu: Rikujtojmë 10 të arriturat si vlera për shqiptarët në rradhët e MPB-së

Të fundit nga

ShkoLartë