Dokumentari i shumëpritur i Bitcoin thotë se krijuesi i tij është Peter Todd

min lexim

Ditën e Marte më 8 Tetor 2024 HBO lançoi dokumentarin “Money Electric” duke hyrë në detaje të origjinës së Bitcoin.

Drejtuar nga Cullen Hoback, i shquar për punën e tij në seritë Qanon “Q: Into the Storm,” filmi solli së bashku disa zëra nga industria e kriptomonedhave përfshirë zhvillues, adoptues të hershëm dhe ekspertë financiarë.

Shikuesit ishin në pritje të një perspektive të brendshme të teknologjisë që po revolucionarizon financën, por filmi gjithashtu eksploroi edhe misterin që rrethon identitetin e vërtetë të krijuesit të Bitcoin, Satoshi Nakamoto.

Dokumentari “Money Electric” drejtonte gishtin nga zhvilluesi Peter Todd si një figurë kyçe pas pseudonimin Nakamoto. Argumentin e tij, dokumentari e bazonte në disa intervista, prova historike, dëshmi ekspertësh duke lënë shumë shikues përballë një dileme të gjatë.

Todd, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm po aq kontrovers në zhvillimin e Bitcoin, u shfaq ndryshe në këtë dokumentar duke hedhur më shumë benzinë zjarrit.

Edhe pse ky i fundit e ka mohuar prej kohësh se është Nakamoto, dokumentari i dha audiencës mjaftueshëm informacion lidhur me origjinën e panjohur të Bitcoin.

Përpara se filmi të publikohej Todd tha për reporterët e CoinDesk: “Sigurisht që nuk jam unë Satoshi.” /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

Story i mëparshëm

​Tjetër lajm i keq për Silvinjon, ylli i kombëtares braktisë stërvitjen për shkak të lëndimit

Story i radhës

Mickoski: Emri i ri i shtetit është një realitet, duhet të përcaktohen qëllimet

Të fundit nga