Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në një prononcim me shkrim për portalin informative indeks.mk ka thënë se asnjë komunë nuk do të ketë problem me MASH, nëse rrespektojnë ligjet ekzistuese për arsim të fillor dhe të mesëm.
Duke folur për Komunën e Tetovës të cilës së fundmi i’u morrën kompetencat, Shaqiri ka thënë se shkeljet e Kasamit i ka konfirmuar edhe Inspektorati i Arsimit.
“Kasami nuk e ka respektu ligjin, mos respektimi i ligjit konfirmohet edhe nga raportet e Ispektoriatit të Arsimit, për shkarkimin e drejtoreshës Llalla dhe emërimit të drejtoreshës së re”, tha shkurt Shaqiri