dokument artan grubi ka qene propozuesi per prokurorin kocevski qe po burgos njerezit e bdi se 67fbcbf19aeb4

Dokument: Artan Grubi ka qenë propozuesi për Prokurorin Kocevski që po burgos njerëzit e BDI-së

April 13, 2025
1 minut lexim

Alfax ka zbuluar se është pikërisht Artan Grubit, ish zëvendëskryeministri në arrati nën akuza për keqpërdorime marramendëse dhe njëherësh ‘krahu u djathtë’ i Ali Ahmetit, ai që e ka propozuar Prokurorin aktual, Lupço Kocevskin. Në dokumentin e zbuluar, të datës 15 janar 2024, shihet qartë se është pikërisht Qeveria BDI-LSDM, me nënshkrim të ‘dr. Artan Grubit’, që propozon Lupço Kocevskin ta udhëheqë Prokurorinë Publike. Në dokumentin e shkuar në maqedonisht, drejtuar në atë kohë kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, Qeveria BDI – LSDM jep ‘shpjegime ligjore’ se pikërisht Kocevski e meriton atë pozitë në shtet. E ndërkohë hetimi për tragjedinë në Koçani është zgjeruar edhe për 19 persona shtesë. Në mesin e të ndaluarave nga autoritetet janë edhe ish ministrat e BDI-së, Valon Saraçini, Bekim Neziri dhe Driton Kuçi, duke shtuar këtu edhe Kreshnik Bekteshin, i cili tani më është në paraburgim. Nga BDI prej disa ditësh ankohen se arrestimet e ish funksionarëve të tyre janë bërë në mënyrë selektive dhe kanë për qëllim nxitjen e tensioneve ndëretnike. Por ajo që duhet thënë është fakti se pikërisht BDI ka propozuar që Lupço Kocevski të jetë Kryeprokurori i Republikës së Maqedonisë së Veriut. (alfax.mk)

dolument1

dokument2 dokument3

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

arber hajdari reagon pas incidentit ne big brother nje shuplake nuk tregon force por dobesi turp qe nuk harrohet 67fbc7aacc917
Story i mëparshëm

Arbër Hajdari reagon pas incidentit në Big Brother: Një shuplakë nuk tregon forcë, por dobësi – turp që nuk harrohet

ash edhe tragjedite keqperdoren per ti goditur shqiptaret kjo eshte padrejtesi edhe ndaj viktimave te kocanit 67fbcbf4bd890
Story i radhës

ASH: Edhe tragjëditë keqpërdoren për t’i goditur shqiptarët, kjo është padrejtësi edhe ndaj viktimave të Koçanit

Të fundit nga

Moti në vikend: Temperaturat deri në 24 gradë

Gjatë vikendit në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, të shtunën moti do të jetë me diell dhe me vranësira ë shpërndara. “Temperatura minimale
ShkoLartë