Dojna Mema dhe Vlashent Sata tregojnë 2 emrat e veçantë që mund t’i vendosin djalit të tyre

July 15, 2022
min lexim

Dojna Mema dhe Vlashent Sata kanë qenë një ndër çiftet më të komentuara muajve të fundit pasi brenda pak kohësh u fejuan, martuan dhe zbuluan se do bëhen prindër për herë të parë.

Sonte ata kanë qenë të ftuar në ‘Më lër të flas’ për të folur rreth të gjitha detajeve për jetën private. Ndër të tjera, ata zbuluan dy prej emrave alternativë që bebi mund të ketë: Zahir nga Dojna, për të cilin tha se është emër me origjinë arabe dhe përkthehet si “manifestim”. Kurse sugjerimi i Vlashentit ishte “Kiart” ose “Kjart” – si mbiemri në gegërisht, i  qartë – i kjartë. Gjithsesi, duket se këto dy alternativa kishin dalë nga lista dhe sigurisht ata nuk e zbuluan emrin e vërtetë që kanë menduar t’i vënë të birit.

Moderatorja kujtoi se ka mbetur shtatzënë gjatë kohës kur prezantonte “Big Brother VIP Fan Club”. “Ka qenë fëmijë shumë i mbarë që në fillim. Ky fëmijë është krijuar gjatë kohës që ju ishit brenda shtëpisë së Big Brother.”– tha ajo.

Duke folur për këshillat që i ka dhënë gjyshja për pritjen e ëmbël, Dojna tha: “U lumturuam shumë që ishte djalë sepse kishim një familje gocash. Gratë dominonin, sundonin dhe ishin të shumta në numër në familjen tonë. Kështu që erdhi ai (djali). Gjyshja gjëja e parë që u kujdes ishte ushqimi dhe pastaj më ka siguruar se do më ndihmojë për çdo gjë.”

Dojna dhe Vlashenti do të bëhen së shpejti prindër të një djali. “Që tani e imagjinoj kapitullin e ri të jetës sime ku pasi të kem shkelur çdo Lego nëpër shtëpi dhe të di gjithçka mbi Minecraft, ai do më thotë: O ma je më e bukura! E ça t’i thuash pastaj? Mblidh legot?!” – shkroi Dojna disa javë më parë në videon ku zbuluan gjininë e bebit. Moderatorja zgjodhi ta bëjë publike shtatzëninë në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në fillim të këtij viti, ajo i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.

Disa muaj më parë çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në një celebrim tepër të thjeshtë dhe privat. Teksa kanë treguar se po mendojnë të bëjnë së shpejti një festë në natyrë, pas lindjes së fëmijës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lewandowski refuzon dy klubet e mëdha

Story i radhës

​Zjarre alarmante në bregdetin jugor të Atlantikut

Të fundit nga

Mot i vranët e me reshje bore sot në Kosovë

Gjatë natës në disa zona të Kosovës ka pasur intervale të reshjeve të borës të cilat do të vazhdojnë në shumë rajone edhe gjatë ditës së Mërkurë. Në viset malore priten intervale
ShkoLartë