dogjen kazane dhe bllokuan qarkullimin te ministria e arsimit dy te arrestuar 6ae1ca1bdfe67

Dogjën kazanë dhe bllokuan qarkullimin te Ministria e Arsimit, dy të arrestuar

October 28, 2026
1 minut lexim

Dy persona janë arrestuar pas protestës së zhvilluar më 27 tetor para godinës së Ministrisë së Arsimit pasi dyshohet se kundërshtuan punonjësit e Policisë, hodhën sende të forta në drejtim të institucionit dhe dogjën kazanë mbeturinash.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë 49-vjeçarja Vera Camaj, dhe 27-vjeçari Besmir Pulaj. Si pasojë e këtyre akteve u dëmtua prona publike dhe u bllokua qarkullimi në Rrugën e Durrësit.

Nga hetimet e mëtejshme, rezultoi se 27-vjeçari dyshohet gjithashtu se më 23 tetor, në rrugën “Abdi Toptani”, ka vjedhur kasën e një motomjeti me vlerë rreth 1 mijë euro.

Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vjedhja”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tension ne seancen per rastin e policit muhamet lika ne ferizaj avokatja bytyqi ankohet per qasjen e prokurorit 6ae1c9c244e9b
Lajmi i mëparshëm

Tension në seancën për rastin e policit Muhamet Lika në Ferizaj, avokatja Bytyqi ankohet për qasjen e prokurorit

prelec per zgjedhjet ne serbi ndryshimet do marrin kohe lista e studenteve synon raporte konstruktive me fqinjet 6ae1ca5a21dce
Lajmi i radhës

Prelec për zgjedhjet në Serbi: Ndryshimet do marrin kohë, Lista e Studentëve synon raporte konstruktive me fqinjët

Të fundit nga

ShkoLartë