Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ kanë arritur që të identifikojnë edhe rastin e pestë, respektivisht edhe një automjet që trasportonte mallra të kontrabanduara.
Siç njofton Dogana, në kuadër të planit operativ është zbuluar edhe një rast tjetër i kontabandimit të vajit ushqimor me origjinë nga Serbia.
Bëhet fjalë për 615 litra vaj ushqimor.
“Automjetet dhe mallrat janë sekuestruar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.