Duhani i prerë në sasi prej gjithsej 109.5 kilogramë është sekuestruar nga ekipi mobil në koordinim me SPB Manastir pranë MPB- së. Gjithashtu u parandalua tentativa për kontrabandë të 44 paketave cigare, pas kontrollit të kamionëve në pikën kufitare Bogorodicë dhe Mexhitli.
➡814 copë veshje sportive për fëmijë me marka të mbrojtura tregtare janë sekuestruar nga ekipet mobile të doganës, për shkak të dyshimit se cënojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.
➡105 pjesë rezervë për automjete dhe 8 litra vaj motorri janë sekuestruar nga ekipi mobil i Departamentit për kontroll dhe hetim pranë Drejtorisë së doganave në bashkëpunim me inspektorët policor nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare- Lindje.
➡34 copë pjesë rezervë dhe 29,5 litra lëng për pastrimin e makinerive ushqimore janë konfiskuar nga doganierët në vendkalimin kufitar Bogorodicë.
➡157 pako me vitamina dhe suplemente, ushqime dhe pajisje të ndryshme për kafshë shtëpiake dhe 5 paketa cigare në vlerë të përgjithshme prej 156 mijë denarë janë konfiskuar pas kontrollit të një veture në hyrje të vendit në vendkalimin kufitar Mexhitli.
➡Parandalohet eksporti i paligjshëm i 3.800 eurove, të cilat një shtetas maqedonas ka dashur t’i nxjerrë pa i deklaruar jashtë vendit përmes pikës kufitare Bllacë.
➡113 copë produkte të ndryshme janë zbuluar gjatë kontrollit të një veture të regjistruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bllacë.
Raporti javor i rasteve të konfiskimeve.
#100Percent DedicatedTy” – thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Doganave.
Burimi: TV KLAN