Dogana konfiskon ekrane të telefonave të mençur në vlerë rreth 18 mijë euro

November 12, 2022
1 minut lexim

Në regjionin e Vitisë, saktësisht në fshatin Sadovinë njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë kanë vërtetuar se ai automjet ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar në vlerë rreth 18 mijë euro.

Në njoftim thuhet se janë sekuestruar ekrane për telefona të mençur:

Iphone X, 11Pro, Xmax  1110 copë dhe Samsung J6, A, M, S, 844 copë.

Vlera e këtij malli llogaritet të jetë 18,079.10 euro dhe rasti është referuar tek hetimet për trajtim të mëtejmë.

Dogana mirëpret bashkëpunimin dhe lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit ne linjat e sigurta të komunikimit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Erdoğan: Zgjatja e marrëveshjes së drithit do të ishte vendimi i duhur

Story i radhës

Carlos: Brazili ka humbur thelbin dhe lojën e bukur

Të fundit nga

ShkoLartë