dogana ben thirrje per raportimin e rasteve te dyshuara te korrupsionit 6ab56295bd61f

Dogana bën thirrje për raportimin e rasteve të dyshuara të korrupsionit

September 24, 2026
1 minut lexim

Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dyshuara të korrupsionit përmes kanaleve zyrtare.

Sipas Doganës, raportimi i rasteve të dyshuara të korrupsionit kontribuon në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit institucional, ndërsa korrupsioni dëmton qytetarët dhe interesin publik.

“Nëse hasni ose keni informacion për një rast të dyshuar korrupsioni, përdorni kanalet zyrtare të raportimit dhe përcillni informacionin në mënyrë të saktë dhe të përgjegjshme”, thuhet në njoftim.

Dogana ka bërë të ditur se rastet e dyshuara të korrupsionit mund të raportohen edhe përmes numrit pa pagesë 0800 50 095.

“Mos heshtni përballë korrupsionit”, thuhet në njoftim.

Dogana ka bërë thirrje që rastet të raportohen përmes institucioneve dhe mekanizmave zyrtarë.

“Informohu. Raporto. Kontribuo për transparencë dhe integritet. Vepro me përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

filipce ngre alarmin per boten serbe ceshtjen e arena m do ta coje deri ne be 6ab54c0e3a993
Lajmi i mëparshëm

Filipçe ngre alarmin për “botën serbe”: Çështjen e “Arena M” do ta çojë deri në BE

begaj takon drejtuesit e sigurise nje dite pas shkarkimit te vlora hysenit 6ab56315bf5c6
Lajmi i radhës

Begaj takon drejtuesit e sigurisë një ditë pas shkarkimit të Vlora Hysenit

Të fundit nga

Nga marsi, Shkupi lidhet direkt me Dubain

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, njoftoi se nga marsi 2027 do të vendoset linjë direkte ajrore Dubai–Shkup, e operuar nga Flydubai. Sipas tij, marrëveshja pritet të ndikojë në rritjen e turizmit dhe
ShkoLartë