begaj takon drejtuesit e sigurise nje dite pas shkarkimit te vlora hysenit 6ab56315bf5c6

Begaj takon drejtuesit e sigurisë një ditë pas shkarkimit të Vlora Hysenit

September 24, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka pritur sot në takim ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe drejtorin e komanduar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Elvis Lila.

Sipas njoftimit nga Presidenca, bëhet me dije se në fokus të takimit ishin çështjet e aktualitetit.

Ky takim vjen një ditë pas shkarkimit nga detyra të kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe komandimit në krye të këtij institucioni të Elvis Lilës.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në takim ministrin e Brendshëm, z. Ervin Demo, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Skënder Hita, si dhe drejtorin e komanduar të SHISH-it, z. Elvis Lila. Në këto takime, Presidenti Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit”, thuhet në njoftim.

Ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, u shkarkua nga detyra pas akuzave të SPAK-ut për shpërndarje të informacioneve sekrete shtetërore. Ajo ndodhet në masën “arrest shtëpie”, ndërsa ndaj saj rëndojnë akuzat “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, si dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.

Hyseni u paraqit këtë të enjte, 24 shtator, në GJKKO, ndërkohë që më herët Gjykata e Posaçme la në burg Fatjon Kalluçin, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, dhe Embro Sulejmanin, kryekamerier në një lokal.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dogana ben thirrje per raportimin e rasteve te dyshuara te korrupsionit 6ab56295bd61f
Lajmi i mëparshëm

Dogana bën thirrje për raportimin e rasteve të dyshuara të korrupsionit

kompania qe i shiti pentagonit softuer per hakimin e telefonave fshehu pronesine ruse 6ab56371db453
Lajmi i radhës

Kompania që i shiti Pentagonit softuer për hakimin e telefonave fshehu pronësinë ruse

Të fundit nga

Nga marsi, Shkupi lidhet direkt me Dubain

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, njoftoi se nga marsi 2027 do të vendoset linjë direkte ajrore Dubai–Shkup, e operuar nga Flydubai. Sipas tij, marrëveshja pritet të ndikojë në rritjen e turizmit dhe
ShkoLartë