filipce ngre alarmin per boten serbe ceshtjen e arena m do ta coje deri ne be 6ab54c0e3a993

Filipçe ngre alarmin për “botën serbe”: Çështjen e “Arena M” do ta çojë deri në BE

September 24, 2026
1 minut lexim
att.6yPmSFhkhWRXYV1Ou9dMKZWLLXCYwg2ojw7Vo9WiaOc

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, paralajmëron kallëzim penal dhe ndërkombëtarizim të çështjes së televizionit “Arena M”. Ai pretendon se mediumi ka marrë leje si kanal i huaj, ndonëse programi prodhohet në Shkup.

Filipçe njoftoi se do të ngrihet kallëzim penal ndaj drejtorit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski, për mënyrën se si “Arena M” ka marrë lejen për transmetim.

Sipas pretendimeve të tij, televizioni prodhon dhe transmeton program nga ambientet e Stadiumit të Qytetit në Shkup, ndërsa lejen e ka marrë sikur të ishte kanal i huaj.

“Një medium që prodhon program këtu ka marrë leje sikur të ishte i huaj. Kjo është e kundërligjshme dhe dëmton buxhetin”, deklaroi Filipçe.

LSDM-ja paralajmëroi se çështjen do ta adresojë edhe në Bruksel. Partia synon t’i shkruajë presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, dhe komisioneres Marta Kos.

Në letrat drejtuar zyrtarëve të lartë evropianë, partia thotë se do të paraqesë pretendimet e saj për ndikimin e mediave që i lidh me konceptin e “botës serbe”.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vesa vllasaliu publikon per here te pare fotot e kurorezimit me mirlind dakun 6ab5481cdb149
Lajmi i mëparshëm

​Vesa Vllasaliu publikon për herë të parë fotot e kurorëzimit me Mirlind Dakun

Të fundit nga

ShkoLartë