dodik raportohet se eshte kthyer ne republiken serbe pavaresisht urdher arrestit ndaj tij 67ed7d9c33aed

Dodik raportohet se është kthyer në Republikën Serbe, pavarësisht urdhër-arrestit ndaj tij

April 2, 2025
1 minut lexim

Mediat boshnjake raportojnë se kreu i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, është kthyer nga Rusia.

Radio Televizioni i Republikës Srpska (RTRS) ka njoftuar se sonte do të transmetojë një “intervistë ekskluzive” me separatistin 66-vjeçarin.

Kujtojmë se Dodik u prit dje në Moskë nga presidenti rus, Vladimir Putin. Nga atje, ai deklaroi se, pavarësisht fletë-arrestit të lëshuar ndaj tij nga drejtësia e Bosnje dhe Hercegovinës, do të paraqitet të shtunën në Banja Llukë, duke theksuar se askush nuk do ta pengojë në këtë, shkruan N1.

Të shtunën do të jem në Banja Llukë në një takim me udhëheqësin e RS-së”, tha Dodik për gazetarët e mediave nga Republika Serbe që e shoqëruan gjatë qëndrimit në Moskë.

Dodik kishte mbajtur të fshehtë vendndodhjen për disa ditë pasi u largua nga Izraeli të enjten e kaluar, duke nxitur spekulime të shumta rreth planeve të tij, sidomos pas vendimit të Gjykatës së Bosnjës për ta vendosur në paraburgim dhe lëshimit të një fletë-arresti për të, për shkak të refuzimit të tij për t’u paraqitur në Prokurorinë e Bosnjës për një dëshmi.

RTRS ka paralajmëruar se gjatë intervistës do ta pyesë Dodikun për takimin me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për situatën politike në Republikën Serbe dhe për mbledhjen e madhe të RS-së të planifikuar për të shtunën. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pasi u konfiskua dhe u harrua kjo plymouth belvedere e vitit 1966 tani vleresohet ne 165 mije dollare 67ed7b067fda5
Story i mëparshëm

Pasi u “konfiskua dhe u harrua”, kjo Plymouth Belvedere e vitit 1966 tani vlerësohet në 165 mijë dollarë

600 gjoba per 24 ore ne rajonin e prishtines 67ed7e5179b0e
Story i radhës

​600 gjoba për 24 orë në rajonin e Prishtinës

Të fundit nga

Peja shënon fttore

Peja ka shënuar fitore të pastër ndaj Golden Eagle Therandës në ndeshjen e parë të çerekfinales së Play-Off-it, duke marrë epërsinë 1:0 në seri. Pejanët dominuan në dy setet e para dhe
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë