Dodik fton serbët që t’i qëndrojnë pas politikave të Vuçiqit dhe Kishës Ortodokse Serbe

1 minut lexim

Vetë Serbia, pa presion, mori përsipër mbrojtjen e popullit serb. Kjo gjithashtu na jep forcë. Sot është një ditë historike, sepse erdhi presidenti i Serbisë, Aleskandar Vuçiq”.

Kështu tha presidenti i Bosnje-Hercegovinës nga entiteti i Republikës Srpska Milorad Dodik gjatë ceremonisë së hapjes së Shtëpisë Shëndetësore “Srbija” në BeH.

“Kemi realizuar shumë projekte të përbashkëta. Vuçiq e bashkoi popullin serb në një mënyrë specifike”, tha Dodik dhe falënderoi Serbinë për mbështetjen dhe financimin e ndërtimit të një qendre të re shëndetësore në Stanari.

“Duhet të përfundojmë autostradën për në Serbi”, tha Dodik.

Ai theksoi se duhet të mblidhemi rreth idesë së Serbisë të realizuar nga Aleksandar Vuçiq.

Tha se serbët duhet të qëndrojnë të bashkuar rreth Serbisë, Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Dhe të qëndrojmë të bashkuar rreth politikës së Vuçiqit, e cila është e saktë”, tha Dodik.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi përplaset me Shalsin për raportin e KLSH: Po e shtyni për ta shantazhuar kryetarin, është e papranueshme

Story i radhës

Kuleba thirrje aleatëve të lejojnë Ukrainën të sulmojë brenda territorit rus

Të fundit nga