dodik acarohet nga deklarata e kurtit eshte i njohur per destabilizim 6252f455daf79

Dodik acarohet nga deklarata e Kurtit: Është i njohur për destabilizim

April 10, 2022
1 minut lexim

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik është bërë nervoz nga një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Për të, Kurti është “i njohur për destabilizim”, veç pse ai tha se Republika Srpska është kërcënim për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Dodik tha për agjencinë e lajmeve të Republika Srpskas, Srna se Kurti po gënjen, ndërsa e nxori nga fantazia një dëshirë të tij, përcjell Gazeta Express.

“Kur ai tashmë ka guxuar të komentojë për Republikën Srpska, atëherë do të ishte më e mençur të thuhet se Republika Srpska duhet ta ketë të njëjtin status si Kosova”, tha Dodik, citon N1.

Sipas Dodikut i cili u risanksionua nga SHBA-ja së fundmi, Kurti është ai që po e destabilizon Ballkanin.

“I njohur si person që nuk respekton marrëveshjet dhe që destabilizon herë pas here, ai tani i ka dhënë vetes të drejtën të ndajë mësime në rajon”, tha ai./GazetaExpress/

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

mot me diell dhe vranesira per pese ditet e ardhshme 6252f4198ce29
Story i mëparshëm

Mot me diell dhe vranësira për pesë ditët e ardhshme

rama mberrin ne berlin video nga pritja ceremoniale qe i behet ne aeroport 6252f50a14647
Story i radhës

Rama mbërrin në Berlin, video nga pritja ceremoniale që i bëhet në aeroport

Të fundit nga

ShkoLartë