Docherty: Stabiliteti në Ballkan, thelbësor për sigurinë europiane

December 17, 2022
1 minut lexim

Londër, 17 Dhjetor – Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për sigurinë evropiane, ka thënë ministri për Evropë i Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty.

 

Në përfundim të vizitës së tij në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Docherty, përmes një video tha se ka nënvizuar përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe do të qëndrojë pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe t’i ndihmojë ato në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

“Rusia po minon në mënyrë aktive ambiciet euroatlantike të këtyre vendeve. Për këtë arsye, Mbretëria e Bashkuara po punon ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar stabilitetin, demokracinë, rendin e ligjin dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’i përkrahur në reformat e tyre në agjendën evropiane dhe t’i ndihmojë ato në rrugën drejt integrimit euroatlantik”, ka theksuar Docherty.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Teherani arreston aktoren e famshme Taraneh Alidoosti

Story i radhës

“I ka hipur vetja në qejf”/ Arditi flet për hatërmbetjet me Beniadën, komenti që ftohu raportin

Të fundit nga

ShkoLartë