doarsa kica xhelili shpjegon reagimin ndaj avdullah hotit 67dc8b1a8fb41

Doarsa Kica-Xhelili shpjegon reagimin ndaj Avdullah Hotit

March 20, 2025
1 minut lexim

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka sqaruar deklaratën e saj të mëparshme, ku e cilësoi si “qesharak” elaboratin e Avdullah Hotit kundër kryesisë së partisë.

Në një intervistë për “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ajo ka theksuar se reagimi i saj ishte spontan dhe i nxitur nga surpriza.

“LDK absolutisht e çmon çdo mendim ndryshe. Nuk dua që nga një surprizim momental, reaksional, të lexohet diçka tjetër përtej asaj që është. Unë e dëgjova mbrëmë se si po interpretohej reagimi im, sidomos rreth përdorimit të termit ‘qesharak’,” u shpreh ajo.

Kica-Xhelili gjithashtu vlerësoi rëndësinë e Avdullah Hotit brenda LDK-së, duke e cilësuar atë si një figurë kyçe dhe me peshë në vendimmarrje.

“Zoti Hoti është akter kyç në LDK, ka qenë kryeministër nga radhët e LDK-së, dhe mendimi i tij do të ketë gjithmonë rëndësi dhe vlerë,” theksoi ajo.

Duke shpjeguar reagimin e saj fillestar, ajo tha se ishte një përgjigje e menjëhershme dhe spontane.

“Ne jemi njerëz, kur dikush na thërret shpejt në telefon, jo gjithmonë artikulojmë njësoj. Mua sinqerisht në atë moment më është dukur qesharake. Jo që s’kam vlerësim për Hotin, assesi – por, sepse Lumir Abdixhiku nuk ka shumë që është votuar si kryetar unanimisht,” sqaroi Kica-Xhelili.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rama dhe basha beteje hip hopi malesia ironizon i detyrohen te ardhura unikatilit per perdorimin e kenges 67dc81c03fdd8
Story i mëparshëm

”Rama dhe Basha, betejë Hip-Hopi”, Malësia ironizon: I detyrohen të ardhura Unikatilit për përdorimin e këngës

spanjollet barazojne ne fund ne roterdam 67dc8eda79318
Story i radhës

Spanjollët barazojnë në fund në Roterdam

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë