‘Do vdesim nga të ftohtit’, lutja e Klitschko ndaj Perëndimit

October 29, 2022
1 minut lexim

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, i është lutur Perëndimit që të dërgojë sa më shpejt batanije dhe gjeneratorë në Ukrainë për t’i kaluar më lehtë stinën e dimrit.

Klitschko tha se Rusia ka sulmuar së fundmi termocentralet dhe rrjeti i kryeqytetit po funksionon në “modalitet emergjence”, shkruan Dailymail.

Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar jetën e njerëzve tanë dhe për t’i mbrojtur ata. Por ky dimër do të jetë patjetër një sfidë e madhe për ne”, u shpreh ai.

“Pa batanije njerëzit në vend do të ngrinin deri në vdekje”, tha ai më tej.

Sulmet ruse kanë lënë të dëmtuar rëndë 40 për qind të infrastrukturës energjetike në Ukrainë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grekët “dashurohen” me Shqipërinë, gazeta më e madhe jehonë turizmit tonë

Story i radhës

Arrestohet legjenda e futbollit

Të fundit nga

ShkoLartë