Piloti gjerman Sebastian Vettel, që garon në Formula 1 me skuadrën e Aston Martin, priet të transferohet te rivalët e McLaren sezonin e ardhshëm.
Lajmi i bujshëm vjen nga Anglia, ku konfirmojnë se 4 herë kampioni i botës do të zërë vendin e ish-shokut të tij të skuadrës te Red Bull, australianit Daniel Ricciardo.
Duket se McLaren nuk do t’i prishë kontratën që ka me australianin (skadon në vitin 2023), që këtë sezon po paraqitet dobët.
Mes kandidatëve për të zënë vendin e Ricciardo është edhe Alexander Albon, por duket se Vettel është i preferuari. Përvoja e tij dhe 4 titujt kampionë bote e favorizojnë në këtë garë.
Duket se edhe Vettel dëshiron të nisë një aventurë të re, pasi ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e Aston Martin, që nuk ka dhënë atë që pritej në këto dy sezone që janë së bashku. Gjithsesi, te McLaren do të testojnë edhe disa pilotë të rinj (Colton Herta, Andreas Seidl e Oscar Piastri) para se të marrin një vendim.