Do të trafikoheshin nga Italia drejt Shqipërisë, sekuestrohet 16 tonë mbetje!

December 24, 2024
1 minut lexim

Një kompani italiane po tentonte të transportonte në mënyrë të paligjshme mbi 16 ton mbetje urbane në Shqipëri me një kamion që ishte ngarkuar në Ankona.

Ngarkesa prej 16 ton është sekuestruar nga autoritetet doganore italiane. Sipas mediave italiane, kamion i ngarkuar me mbetje do të transportohej drejt portit të Durrësit me një anije.

Inspektorët, pasi kanë konstatuar mospërputhje të dokumentacioneve, kanë kryer kontrolle të thelluara. Ata kanë verifikuar fizikisht mallin e transportuar ku janë konstatuar mospërputhje të dukshme në raport me atë që është deklaruar në doganë.

Mbetjet në kamion janë analizuar nga ekspertë të Agjencisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit (Arpam) të cilët i klasifikuan mbetje urbane, që klasifikohen në listën e atyre që paraqesin rrezik potencial mjedisor.

Riklasifikimi i mallrave nënkuptonte që dërgesa duhej të ishte shoqëruar me një procedurë parandaluese rikuperimi dhe me autorizim paraprak të shprehur nga vendi pritës, i cili nuk mund të lëshohej në këtë rast, pasi Shqipëria ndalon importimin e këtij lloji produkti.

Operacioni i Fiamme Gialle dhe Agjencisë së Doganave përfundoi me sekuestrimin e 16 tonëve mbetje tekstili me vlerë disa mijëra euro, të cilat sipas hetuesve u tentua të transportoheshin në mënyrë të paligjshme në një vend jashtë BE-së.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si të shijoni tryezën festive pa u ndjerë në faj?

Story i radhës

Kuvendi i përbashkët/ Kërkohet bashkëpunim edhe në rrafshin diplomatik Kosovë-Shqipëri

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë