Do të ndërtohen dy shkolla të reja në Çair, Ganiu: Projekt rreth 2.5 milionë euro, financohet nga shoqatat joqeveritare

January 8, 2025
1 minut lexim

“Në lokacionin tek shkolla “Idnina” në Çair janë planifikuar të ndërtohen dy shkolla fillore të reja të cilat do të financohen nga shoqatat joqeveritare”, raporton Fazile Halili – gazetare TV21.
Me ndërtimin e këtyre shkollave, sipas kryetarit të Çairit Visar Ganiu, do të zgjidhet një problem i kamotshëm i qytetarëve të kësaj komune, pasi siç shton, çairasit më afër e kanë shkollën “Penko”, por ajo është nën kompetencat e komunës së Butelit, andaj shpesh mbingarkohet dhe krijohen probleme me regjistrimin e nxënësve.

“Aty do të ndërtohen dy shkolla njëra do të jetë me nevoja të veçanta dhe tjetra do të jetë themelimi i shkollës së re shkollës fillore e cila në këtë pjesë te Çairi i vjetër ka munguar shumë për shkak se në çdo shtator, mund të them lirisht se kemi shumë probleme për shkak se popullata logjikisht kërkojnë tek shkolla “Petar Zdravkovski – Penko” të regjistrohen, ndërsa ajo është në kufi me komunën e Çarit por menaxhohet dhe është në të territor të Komunës së Butelit”, deklaroi Visar Ganiu – kryetar i Komunës së Çairit.

Aktualisht klasat në shkollat fillore të Çairit janë të stërmbushura me nxënës, andaj hapja e shkollave të reja do të “çlirojë” klasat. Ganiu tregoi se projekti do të kushtojë rreth 2.5 milionë euro.

“Jemi në korrelacion me Ministrinë e Arsimit për shkak se e kemi marrë leje për të filluar këtë projekt, kjo do të financohet nga shoqatat joqeveritare nën ombrellën e Albizit, gjithashtu janë kyçur edhe USAID-i amerikan, kështu që do të jetë projekt i përbashkët Albizit, USAID-it dhe Komunës së Çairit”, shtoi kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Shkollat do të jenë projekt i përbashkët, por me objekte të ndara të cilat do të jenë në oborrin e shkollës “Idnina” (Ardhmëria).

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Raporti i asamblesë së NATO-së ngrit shqetësimet për tensione në veri

Story i radhës

Merr ofertën që nuk e refuzon dot

Të fundit nga

E ardhmja e shqiptarit mbetet pezull

Arbër Hoxha e nisi flakë sezonin e ri te Dinamo Zagrebi pas atij Europianit të shumëkomentuar kur të gjithë tifozët e Shqipërisë iu kthyen kundër Silvinjos për të. Gola dhe spektakël të
ShkoLartë