do te kete vetem nderrim te ministrave por jo edhe rikonstruim te qeverise 682374db345df

Do të ketë vetëm ndërrim të ministrave por jo edhe rikonstruim të Qeverisë

May 13, 2025
1 minut lexim

Pas vendimt të mbrëmshëm të Aleancës për Shqiptarët që të kalojnë në opozitë, nga Qeveria për Agjencinë e lajmeve MIA thonë se do të ketë vetëm ndërrim të ministrave por jo edhe rokonstruim të Qeverisë.

Aleanca për Shqiptarët ka dy poste ministrore – atë për Shëndetësi e cila drejtohet nga Arben Taravari dhe postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për qeverisje të mirë të cilin aktualisht e ushtron Arben Fetai. Në Parlament kjo partia ka pesë deputetë.

Për momentin, ende nuk dihet se si do të zhvillohet ndërrimi i ministrave, nëse dhe cilët nga ASH do të japin dorëheqje ose Qeveria do t’i shkarkojë edhe funksionarët e tjerë nga krahu i ASH-së. Gjithashtu është e pasigurt se sa nga pesë deputetët e ASH-së do të qëndrojnë me Taravarin.

Nga Qeveria konfirmojnë informacionet se mund të ketë ndërrim të resoreve midis VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, siç paralajmëroi mbrëmë një nga liderët e koalicionit “VLEN”, Bilall Kasami.

Lidhur me numrin e deputetëve, kreu i Besës tha se ndoshta që këtë javë, do të rritet numri i deputetëve që do të migrojnë në shumicën qeveritare.

“Mund të garantoj se jemi tashmë në negociata serioze me disa deputetë si nga opozita shqiptare ashtu dhe të komuniteteve të tjera që janë pjesë e ‘Frontit Evropian’ aktual’”, ka thënë Kasami.

Pas deklaratës së mbrëmshme të Taravarit se ASH kalon në opozitë, kryeministri Hristijan Mickoski, sipas informacioneve të MIA-s nuk do të takohet me të.

Partia në pushtet VMRO-DPMNE, kryetar i së cilës është kryeministri Mickoski sonte do të mbajë mbledhje të Komitetit ekzekutiv të partisë.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

a je menaxherja e beyonce si reagoi blue ivy ndaj komentit per nenen e saj 682370e563229
Story i mëparshëm

‘A je menaxherja e Beyoncé’?/ Si reagoi Blue Ivy ndaj komentit për nënën e saj

qeveria e miratoi informaten per furnizim te insulines dhe terapise tjeter mjekesore per diabetiket 68237518cb8bf
Story i radhës

Qeveria e miratoi informatën për furnizim të insulinës dhe terapisë tjetër mjekësore për diabetikët

Të fundit nga

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

Gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami”, pranë stacionit policor në Ferizaj, një zyrtare policore ka gjetur një shumë prej 100 eurosh. Bëhet e ditur se pas verifikimeve të nevojshme, paratë iu dorëzuan
ShkoLartë