Do të humbë deri në 5 miliardë dollarë për shkak të tarifave të Trump, por GM nuk do të rrit çmimet – për momentin

May 4, 2025
1 minut lexim

Me ndryshime të shpeshta dhe të paparashikueshme në politikën doganore, askush nuk e di se si do të duket tregu deri në fund të vitit.

Gjatë raportit financiar për tremujorin e parë të vitit 2025, drejtoresha e kompanisë, Mary Barra, paralajmëroi për një goditje serioze nga tarifat, kryesisht nga Koreja e Jugut, Meksika dhe Kanadaja.

Drejtori Financiar i GM, Paul Jacobson, specifikoi se 2 miliardë dollarë shpenzohen për importet nga Koreja e Jugut, 2 miliardë dollarë të tjerë për Meksikën dhe Kanadanë, ndërsa 1 miliard dollarë shtesë shkojnë për importet indirekte të lëndëve të para.

Edhe pse kostot janë rritur në mënyrë drastike, GM nuk planifikon të rrisë më tej çmimin e automjeteve të saj për shkak të tarifave.

Megjithatë, disa modele janë bërë tashmë më të shtrenjta – për shembull, Chevrolet Tahoe është mbi 2,000 dollarë më i shtrenjtë, dhe Silverado më i lirë për vitin 2025 kushton më shumë se 40,000 dollarë, dhe një pjesë e prodhimit të tij është në Meksikë.

Jacobson theksoi se masa e re e Shtëpisë së Bardhë, do të ofrojë njëfarë lehtësimi për më shumë se 1.5 milion automjete që GM prodhon në SHBA, gjë që mund të lehtësojë disa nga kostot e tarifave.

Pavarësisht turbulencave të tregut, GM pa një rritje të shitjeve me 17% në SHBA në tre muajt e parë të vitit 2025, pjesërisht sepse blerësit po nxitojnë të blejnë makina përpara se tarifat t’i rrisin më tej çmimet.

Megjithatë, me ndryshimet e shpeshta dhe të paparashikueshme në politikën doganore, askush nuk e di se si do të duket tregu deri në fund të vitit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pa gola në Gjilan, pa gola në Therandë

Story i radhës

Fico i sheh deklaratat e Zelenskit si kërcënim: Do shkoj në Moskë në Ditën e Fitores

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë