Do të hetohet puna e udhëheqësive në konviktet e nxënësve dhe studentëve ku ka indikacione të rënda për krim

November 28, 2024
1 minut lexim

Shkup, 28 nëntor – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, pasdite në seancën për pyetje parlamentare tha se gjendja në shumicën e konvikteve studentore dhe të nxënësve është katastrofike dhe se ka indikacione të rënda për krim. Ajo bëri të ditur se do të nisin procedurat e duhura për t’i vënë në përgjegjësi ish drejtorët.

“Do ta theksoj konviktin studentor “Pelagonija” në Shkup, ku nuk ka ujë të ngrohtë dhe ushqim, ndërsa punëtorët nuk janë paguar, sepse është krijuar borxh prej 34 milionë denarë. Por ne parandaluam kolaps të plotë, ndamë pesë milionë denarë si intervenim që së paku të paguhen pagat dhe të sigurohet sigurimi shëndetësor”, tha Janevska, duke shtuar se edhe revizori shtetëror ka gjetur shumë vërejtje për punën e Qeverisë së mëparshme në fushën e standardeve të nxënësve dhe studentëve.

Janevska theksoi se ka pasur një rast kur drejtori i një konvikti ka blerë mish pule me shumicë prej 570 denarë për kilogram, ndonëse çmimi me pakicë në tregje ka qenë 270 denarë.

Ajo theksoi se i vjen turp për kushtet që ka parë në konviktin studentor “Lazar Lazarevski” në Veles, ku kapaciteti prej 300 shtretërish është i mbushur me vetëm 100 studentë, sepse shumica e dhomave janë totalisht të rrënuara, si dhe objektet sanitare.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Festa e flamurit – Atmosferë Kuq e Zi nga Kumanova deri në Strugë!

Story i radhës

Vëllau i Rexhep Selimit tregon emocionet e daljes së parë publike të UÇK-së

Të fundit nga

ShkoLartë