Karakteristikat kryesore të kësaj periudhe janë paqja, romanca, dashuria, energjia e këndshme. Dashi është një shenjë zjarri që ka një temperament të fortë dhe energji të pabesueshme me të cilën pushton.
Dashi do të duhet të përshtatet me rrethanat, por nëse i përshtatin energjitë e tyre dhe gjejnë një ekuilibër, mund të presin dhurata të mrekullueshme të fatit.
Hyrja në Vitin e Ri me Marsin retrograd nuk ju sjell ndjenjën e kurrfarë fillimi të ri, andaj vazhdimisht keni përshtypjen që po vendnumëroni. Ky nuk është vetëm një përjetim subjektiv, por edhe gjendje aktuale, sepse planeti juaj sundues është retrograd. Ju, që nuk jeni person i cili lehtë dorëzohet, vazhdimisht jeni buzë një gremine, sepse nuk shihni kurrfarë avantazhi në planin e biznesit.
Marsi te Binjakët ka të bëjë me komunikimin e përditshëm që është i keq me të gjithë njerëzit, madje edhe në biznes. Mirëpo, datën që po e prisni, por që ka të bëjë me një avantazh, është 12 janari 2023 kur të gjitha gjërat fillojnë në mënyrë drastike të përshpejtojnë, madje edhe në biznes.
Marsi është planet i aksionit, i cili është sundues juaji, niset përpara, dhe sjell iniciativë konkrete. Planet, ftesat, negociatat, emailat, dokumentet – përfundimisht do të fillojnë të marrin zgjidhjen nga ai moment.
Jupiteri, i cili më 20 dhjetor hyn në shenjën tuaj, do të fillojë t’iu sjellë rrethana lumturie dhe, nëse jo diçka tjetër, lehtësi në realizimin e planeve. Jupiteri është planeti më i lumtur në gjithësi dhe thjesht lumturia patjetër duhet të jetë në anën tuaj, por edhe rrethanat të cilat i keni pritur me vite të tëra dukshëm më lehtë do të duhej të realizohen, sepse jeni nën ndikimin e dobishëm të Jupiterit.
Merkuri retrograd përfundon më 19 janar, kështu që çdo gjë lëvizet nga pika e vdekur. Më 16 maj kur Jupiteri do të ndryshojë shenjën dhe do të hyjë te Demi në pjesën e dytë të vitit 2023, juve ju pret një periudhë e qëndrueshme financiare, kështu që paratë arrijnë por në pjesën e dytë të vitit 2023.
Meqë, më 7 mars, zyrtarisht hyjmë në epokën e re të Peshqve, kur Saturni kalon në atë shenjë, kjo do të nënkuptojë edhe përballje me frikën personale nga dështimet. Në intervalin nga 7 marsi dhe deri në tre vjetët e ardhshëm, Saturni ju vë në sprova të reja, andaj në biznes patjetër duhet të përballeni me armiq “të padukshëm” por edhe do të mësoni si t’i besoni intuitës vetjake.
Gjysma e parë e vitit 2023, deri në mesin e majit, për shumicën e Deshve mund të sjellë shanse të mrekullueshme në biznes dhe një trajektore në rritje në karrierën tuaj, por edhe sfida të reja, sepse do të bindeni që askush nuk është ashtu siç duket. Në çdo rast, shtyjini të gjitha vendimet e rëndësishme deri më 12 janar, kur gjithçka do të jetë më e qartë. Te gjitha zgjidhjet aktuale dhe kalkulimet mund gjithsesi të jenë të gabueshme në çdo pikëpamje.
Shëndeti:
Jupiteri në shenjën tuaj ju sjell kënaqësinë e ushqimit, ndaj duhet të kujdeseni për kilogramët. Nëse planifikoni të rregulloni linjën, mesi i janarit do të jetë momenti i duhur.
Për të luftuar efektet e Saturnit në shëndetin tuaj, astrologët këshillojnë ushtrime të rregullta të lehta dhe meditim.
Megjithatë, duhet t’i kushtoni vëmendje jo vetëm shëndetit fizik, por edhe shëndetit mendor. Mundohuni të balanconi emocionet tuaja në mënyrën e duhur, për të shmangur stresin dhe ankthin e panevojshëm.
Shëndeti duhet të jetë një nga fushat kryesore të fokusit tuaj veçanërisht në tremujorin e dytë të vitit.
Meqenëse Marsi është retrograd, as ndjenjat tuaja nuk janë të qëndrueshme. Jeni në emocione të paqëndrueshme dhe kur mendoni tamam që e dini çfarë është më mirë në dashuri për ju, diçka ju shtyn në anën tjetër. Tashmë disa muaj po mendoni cili është vendimi i duhur për ju dhe ky nuk është momenti për të filluar një romancë të re.
Në fillim të vitit 2023 për Deshtë miqësia do të jetë shumë më e rëndësishme se dashuria, ndërsa në muajin mars do të jeni para një shpërthimi të vërtetë ndjenjash dhe një fillimi të mundshëm të një lidhjeje dashurie. Megjithatë, Jupiteri do ta bëjë të veten, andaj mund të prisni një takim të rëndësishëm i cili mund t’jua ndryshojë jetën apo t’jua zgjerojë familjen, nëse tashmë jeni të martuar.
Gjysma e parë e vitit 2023 do t’ju sjellë shumë surpriza, si në biznes ashtu edhe në planin emocional. Gjasa do të ketë, jo vetëm për një romancë por do të mund edhe të bëni zgjedhje. Do të jeni shumë sfidues për personat e gjinisë tjetër, kështu që bëhuni gati për një aventurë të bujshme dashurie.
Gjatë muajve prill dhe maj familjen do ta keni në plan të parë, por edhe çështjen e banimit. Është e mundshme një shpërngulje në këtë interval.
Në muajt korrik dhe gusht Venera retrograde ju sjell kthim të dashurisë së vjetër dhe zgjidhje të marrëdhënieve me dikë që e keni dashuruar në të kaluarën.
Në muajt tetor dhe dhjetor ju pret një flirt i ri në vendin e punës.