Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i ministrisë, Anatoli Glaz. por nuk dha detaje të mëtejshme për shkakun e vdekjes së ministrit.
Bjellorusia vijon të jetë aleate e Rusisë në pushtimin e saj ndaj Ukrainës. Mësohet se ministri i Jashtëm i Kremlinit, Sergei Lavrov, do të zhvillonte një takim me homologun e tij bjellorus të hënën. Por ky i fundit ka ndërruar jetë papritur në moshën 65-vjeçare, siç raportojnë mediet e huaja.