Do ta shfrytëzonte për prostitucion në Gjermani dhe Belgjikë, arrestohet tutori fierak! 29-vjeçaren e kishte pajisur me dokumente të falsifikuara

December 17, 2023
min lexim

Një tutor nga Fieri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se do të trafikonte për prostitucion në Gjermani dhe Belgjikë një 29-vjeçare.

Në kuadër të operacionit të koduar “Tranzit 16”, u arrestua shtetasi F. S., 29 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja E. H., 29 vjeçe edhe kjo banuese në Fier.

Sipas policisë, i riu, i cili ka qenë më parë i arrestuar për të njëjtën veprimtari kriminale, dyshohet se do ta trafikonte 29-vjeçaren, në Belgjikë dhe më pas në Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara. Nderkohe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policise

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 16”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Rinas.

Vihet në pranga një shtetas që i siguroi një 29-vjeçareje, dokumente identifikimi të falsifikuara.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas do ta trafikonte 29-vjeçaren, në Belgjikë dhe më pas në Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion. I arrestuari, person me rekorde të mëparshme, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Procedohet penalisht 29-vjeçarja. Sekuestrohen mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ato të Komisariatit të Policisë Rinas, në zbatim të planit të masave të përbashkët për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se në pkk Rinas, do të kalonte një shtetase, e cila dispononte dokumente të falsifikuara, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tranzit 16”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit F. S., 29 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja E. H., 29 vjeçe, banuese në Fier.

Shtetasi F. S. i ka siguruar dokumente të dyshuara të falsifikuara shtetases E. H., të cilat kjo e fundit, do t’i përdorte në vendet e BE-së.  Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. S.,  i kishte siguruar dokumentet e falsifikuara kësaj shtetasje, me qëllim për ta trafikuar në Belgjikë dhe më pas  Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Çfarë nate e zezë”, 5 të vdekur brenda një dite në Kosovë – reagon Zana Avdiu dhe ja çfarë kërkon nga shteti

Story i radhës

Curry shkëlqen në triumfin e Golden State Warriors, Philadelphia 76ers merr fitoren e gjashtë radhazi

Të fundit nga

ShkoLartë