“Do ta nxjerri motrën prej pune, shoqen prej pune” – Menduh Thaçi thotë se po u bëhet presion simpatizantëve të PDSH-së

1 minut lexim

Në hapjen e shtabit zgjedhor të Frontit Europian në lagjen Migjeni në Tetovë, Menduh Thaçi tha se simpatizantët e PDSh-së po përballen me gjëra shumë të ulëta dhe po ushtrohet presion ndaj tyre, transmeton TV21.

Ai tha se nuk duhet ngacmuar këta njerëz dhe premtoi se angazhimi i tyre do të jetë për të gjithë njerëzit pa dallim.

“Unë e di çfarë ndodhë, unë e di çfarë presionesh kanë njerëzit, unë e di si ballafaqohen me gjërat që janë shumë të ulëta.”Do ta nxjerri motrën prej punës se është arsimtare, do ta nxjerri shoqen prej punës” e kështu me radhë. Mos i ngacmoni këta njerëz, do t’u premtoni se angazhimi jonë do të jetë për gjithë shqiptarët dhe njerëzit e tjerë dhe këtë angazhim e premtoj se bashkërisht në Frontin Europian e kemi si detyrë të përbashkët”, tha Thaçi.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Vrasja në Ferizaj, eksperti i sigurisë bën thirrjen urgjente: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Story i radhës

Katër qytetet e pensionistëve, prof. Hasneziri: Thellon problematikën e skenës së sigurimeve shoqërore

Të fundit nga