“Do ta humbasësh Dagz shumë shpejt”, Einxhel i përgjigjet ndjekëses, publikon mesazhet me partnerin (FOTO LAJM)

min lexim

Pas një tërheqjeje nga rrjetet sociale, Einxhel Shkira është rikthyer me shumë energji dhe nuk po ngurron të merret me personat që i shkruajnë komente negative, por edhe mediat.

Shumë mbështetës i kanë kërkuar moderatores mos të merret me gjithsecilin, por në një status në Twitter ajo shkruan se ‘është e rritur mjaftueshëm dhe e di se çfarë po bën’, duke shtuar se ‘çdo ditë përpiqet të kujdeset për më të mirën e saj’.

Në këtë status dikush i ka shkruar se po humbet të gjithë fansat dhe se së shpejti do humbë edhe Dagz, sigurisht nuk mund të mungonte përgjigja e Einxhel e cila i shkruan: “Nuk mendoj kështu”.

Komentit moderatorja i ka bashkëngjitur edhe një mesazh të Dagz, ku shkruhet: “Më mungon”.

Pas daljes nga “Big Brother VIP” çifti ishte shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shfaqeshin shpesh bashkë. Por kohët e fundit nuk janë shfaqur aq shpesh bashkë, ata kanë treguar në intervista të ndryshme se lidhja po shkon shumë mirë e madje nuk kanë ngurruar që të flasin edhe për planet për fëmijë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dua Lipa-Suni Hill Festivali, tradhti e radhës e Edi Ramës ndaj Kosovës, tradhti e djallit

Story i radhës

“Rusia e ka humbur luftën në Ukrainë”/ Zhduket një tjetër ish-marins amerikan në luftë kundër rusëve

Të fundit nga