“Do shkoj e do flas për njohje nga Serbia”, Vuçiç ia kthen shkurt Kurtit: Kalofsh mirë në Bruksel!

November 29, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti  se nuk do të shkojë në Bruksel vetëm për targa, por për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke. Nga Norvegjia, ku edhe ndodhet për një vizitë zyrtare, presidenti serb ka përsëritur deklaratën e dhënë një ditë më herët se nëse për kryeministrin e Kosovës se çështja e statusit të Kosovës është e mbyllur për të. Madje dhe nuk e ka kursyer ironinë.

“A ka thënë se për të çështja e statusit ka marrë fund?… Edhe për mua çështja e statusit ka marrë fund për kohë të gjatë, në pajtim me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Nëse do të shkojë, le të shkojë, rrugë të mbarë. Kaloftë mirë në Bruksel”, ka shtuar ai me ironi, shkruan “Alo!”.

Kurti në gazetën gjermane ditë më parë u shpreh se në Bruksel shkon për të negociuar për marrëveshjen finale, që sipas tij, duhet të arrihet deri në pranverën e vitit 2023. Të dy, Kurti dhe Vuçiçi të hënën e shkuar dështuan të arrijnë marrëveshje për çështjen e targave të lëshuara nga Serbia, që më pas u arrit 2 ditë më pas nga Besnik Bislimi dhe Peter Petkoviç.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrahja izraelite e një të miture: pamje të frikshme nga Jeruzalemi

Story i radhës

​Inflacioni vjetor i Gjermanisë ulet në 10% në nëntor

Të fundit nga

ShkoLartë